Nagatomo: Të tregojmë shpirtin guximtar të samurajëve me Kroacinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 12:32

Nagatomo: Të tregojmë shpirtin guximtar të samurajëve me Kroacinë

Mbrojtësi japonez, Juto Nagatomo, u ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që të tregojnë shpirtin e samurajit në ndeshjen e sotme kundër Kroacisë.

NAGATOMO 1

Aziatikët mbërritën në fazën me eliminim direkt të një Botërori për herë të katërt në histori dhe do të kërkojnë çerekfinalen e parë. Ish-mbrojtësi i Interit, duke folur nga konferenca në vigjilje të duelit të 1/8-ave, kujtoi eliminimin nga Belgjika këtë fazë 4 vite më parë në Rusi, me Japoninë që po kryesonte 2-0, por në fund humbi 3-2:

“Nuk e kam harruar kurrë”. Duke iu kthyer temës së luftëtarëve japonezë si metaforë të kombëtares së tij në këtë turne, 36-vjeçari shtoi:

“Do të kemi nevojë për shpirtin e samurajëve guximtarë për të mundur Kroacinë. Ata përpiqen gjithnjë të përmirësojnë teknikën e tyre. Por nëse janë të trembur gjatë dyluftimit nuk do të jenë kurrë në gjendje që të përdorin në mënyrën më të mirë armët e tyre”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"