“Na vjen keq që nuk i shfrytëzuam si duhet rastet e krijuara”, Sedloski: Përgjegjësitë bien mbi mua, jemi akoma në lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 18:24

“Na vjen keq që nuk i shfrytëzuam si duhet rastet e krijuara”, Sedloski: Përgjegjësitë bien mbi mua, jemi akoma në lojë

Partizani mposhti me shifrat 2-1 Vllazninë në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të. Pas ndeshjes ka folur trajneri kuqebluve, Goce Sedloski.

bandicam 2023-05-21 18-08-24-618

“Na vjen keq që nuk arritëm të realizonim. Luajtëm kundër një ekipi që lufton për titullin kampion, nuk jam i kënaqur me pjesën e parë. 15 minutat e para kishim 2-3 raste për shënim dhe më pas ishte Partizani që dominoi dhe shënoi 2 gola. Në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime që dhanë rezultat dhe kishim disa raste për shënim. Kur luan kundër Partizanit dhe nuk shfrytëzon rastet është me të vërtetë për të ardhur keq. Gjithçka mbetet e hapur, duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat. Faji juaj për rezultatet nëse gaboni edhe në javët e mbetura? Padyshim përgjegjësitë mbeten të miat. Kam një muaj në klub, kam ardhur për të bërë një punë të mirë. Akoma jemi në lojë për objektivat dhe besoj që do t’ia dalim”, u shpreh ai në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"