“Na thanë për dënimin 10 minuta para ndeshjes”, Alegri e pranon: Ndoshta nuk na lejojnë në Europë, burracak kush largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 23:20

“Na thanë për dënimin 10 minuta para ndeshjes”, Alegri e pranon: Ndoshta nuk na lejojnë në Europë, burracak kush largohet

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, ka treguar se humbja e sotme e skuadrës së tij ndaj Empolit, ishte pasojë edhe e situatës së pazakontë që përjetoi ekipi kur para fillimit të sfidës zbuloi se ishte penalizuar me 10 pikë. Ai pranoi se tashmë çdo gjë varej nga ajo që do bënte dhe vendoste klubi, duke përfshirë këtu edhe mospjesëmarrjen në Europë.

ALEGRI

“Të përmbledhësh një sezon në një natë si e sotmja është pak. Juventusi është mësuar të fitojë. Duhet të bëhemi grup, janë 6 pikë në lojë dhe të dielën vjen Milani.

Ishte një situatë e çuditshme, dhjetë minuta para fillimit të ndeshjes doli vendimi. Nga vendi i dytë në klasifikim, e kemi parë veten 10 pikë më poshtë. Kishim mundësinë e madhe që të luanim ndaj Milanit hyrjen në Ligën e Kampioneve. Ju siguroj që nuk ishte një situatë e lehtë dhe nuk do të jetë e tillë as në vijim.

E ardhmja? Duhet folur me klubin, si fillim për atë ku do të luhet. Nëse do të jetë në Ligën e Europës, nëse do të na lejojnë të luajmë atje apo jo. Fillon nga aty. Duhet pranuar realiteti, nëse do të jemi jashtë nga gjithçka, nuk do të mund të shesim diçka të pamundur për të shitur. Nëse do të jemi jashtë nga gjithçka, nuk mund të mendojmë që të rifillojmë menjëherë të fitojmë. Të largohesh nga Juventusi në këto momente do të ishte veprim burracakësh, tani jam shumë i zhgënjyer”, tha Alegri për “DAZN” në përfundim të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"