“Na rikthehen dy lojtarë”, Osmani në prag të duelit me Dinamon: Objektivi i Vllaznisë është fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 11:10

“Na rikthehen dy lojtarë”, Osmani në prag të duelit me Dinamon: Objektivi i Vllaznisë është fitorja

Vllaznia do të përballet nesër në tranfertë me Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superiore. Në prag të këtij dueli, trajneri i shkodranëve Qatip Osmani ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

osmani

“Ekipi i Dinamos ka krijuar stabilitet në ndeshjet e fundit, shoqëruar edhe me rezultate të mira, lojëra të bukura dhe ka individë të cilët janë të aftë që t’i zgjidhin situatat, kështu që puna jonë është t’ia ndalim këtë seri rezultatesh pozitive që ka dhe jemi të gatshëm për këtë sfidë.

Ne e kemi analizuar ndeshjen me Erzenin dhe ndoshta nuk kemi luajtur dhe aq keq sa për të humbur, por ndoshta na ka munguar finalizimi sepse kemi krijuar disa raste të pastra shënimi. Kemi qarkulluar topin mirë, por gjithsesi shfaqëm disa dobësi të cilat jemi munduar t’i riparojmë gjatë kësaj jave. Unë mendoj se humbja ndaj Erzenit nuk do të ndikojë negativisht sepse kemi edhe një ndeshje të dytë ndaj tyre dhe kualifikimi është i mundshëm.

Për situatën ku ndodhemi edhe barazimi na vlen ndaj Dinamos, por e përsëris se synimi jonë është të futemi në fushë për të fituar çdo ndeshje. Duhet të jemi të gatshëm në insistimin e lojës dhe objektivi i Vllaznisë padyshim që është fitimi i kësaj ndeshje.

Na rikthehet Boshnjaku, por edhe Hakaj do të jetë i gatshëm për nesër, kështu do të kemi më shumë alternativa në dispozicion, por nuk mundoj se do të ndryshojmë shumë gjëra sa i takon formacionit”, është shprehur Osmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"