“Na mungoi eksperienca”, Alegri “qan” finalen e Ligës së Europës: Vit i vështirë, të dalim të dytët në… kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 0:07

“Na mungoi eksperienca”, Alegri “qan” finalen e Ligës së Europës: Vit i vështirë, të dalim të dytët në… kampionat

Juventusi nuk arriti të siguronte dot një biletë për në finalen e Ligës së Europës, teksa u mposht nga Sevija në shtesa, me rezultatin 2-1, në aktin e dytë gjysmëfinal të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube. Në lidhje me këtë eliminim të dhimbshëm foli edhe trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Alegri, që ndër të tjera pas ndeshjes u shpreh:  

Alegri

“Kur luan këto ndeshje, kaq të rëndësishme ku detajet bëjnë diferencën, nga shënimi e pësimi zgjat pak kohë. Bëmë një ndeshje të mirë, janë situata që djemtë duhet të bëjnë, sidomos ata me pak eksperiencë ndërkombëtare. Ishte një ndeshje e fortë, ndeshje e bukur, por kemi pësuar golin e 2-1 dhe gabuam disa situata kur ishim 1-0, apo edhe 1-1. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë, ishte ndeshje e ekuilibruar, në fund festojnë ata.  

Si ne janë skuadra të tjera që nuk do çojnë trofe, është një vit i vështirë. Askush nuk lind i mësuar, ishte ndeshje e fortë sot, në disa situata e paguam shtrenjtë. Por do rikuperojmë energji dhe do të shohim që në fushë në kampionat të mbërrijmë të dytët.  

Më vjen keq që nuk shkuam në finale, se djemtë e meritonin. Në një vit të tillë energjitë në një ndeshje shtohen, por djemtë nuk mund të bënin më shumë se kaq. Bënë një ndeshje të bukur, por kur ke pak eksperiencë ndërkombëtare… këta djem në vitin e ardhshëm, me më shumë eksperiencë, mund të besojnë më shumë.  

Nëse dalim të dytët në kampionat, përmirësojmë klasifikimin e dy viteve të fundit. Do të rikuperojmë energjitë dhe në ndeshjen me Empolin do të shkojmë me më shumë agresivitet në ndeshje”, deklaroi Alegri. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"