Myler kritikon sulmin e Bajernit: Çalojmë në finalizim, befasues vendimi i bordit për Tuhelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 14:46

Myler kritikon sulmin e Bajernit: Çalojmë në finalizim, befasues vendimi i bordit për Tuhelin

Tomas Myler ka marrë profilin e lojtari titullarë në urdhërat e Tomas Tuhel përsa i përket 3 ndeshjeve të fundit. Edhe pse u tha paraprakisht nga tekniku 50- vjeçarë, se futbollisti me numër “25” në Mynih do duhet të kënaqej me disa “thërrime” minutash, ia ka dalë të bindë.

myler

Fitorja e vyer me Lajpcig, e cila i mban gjallë shpresat e vakta në luftën për Bundesligën, njëkohësisht rikthimin e frymës pozitive pas 3 humbjesh ka rritur indicien te Myleri për t’i kërkuar “llogari” sulmuesve: “Jo shumë të lumtur në marrjen e fitoreve në të tilla duele. Mënyra se si shkoi e gjithë dueli në bën të reflektojmë. Mungesa e efektivitete në konkretizimin e raste e dërgoi deri në atë pikë ndeshjen. Pjesën e parë patëm 3 raste të pastra, të cilat me më shumë gjakftohtë do e kishin hipotekuar fitoren tonë. Ndërsa në lidhje me temën e largimin të Tuhelit në fund të sezonit, u habita. E kuptueshme se 3 disfata radhazi krijojnë shqetësim tek drejtuesit, ama mendova se do realizonin mbledhje dhe jo të dilnin me vendim të prerë. Të njëjtën sjellje shikoj edhe tek tifozët. Ndryshimin e presin në kohë të shkurtër, madje të fitojmë me shifra të thella. Koha shërben si zgjidhja e problemit, por duhet të kuptonin se të gjithë po përpiqemi t’i dalim nga ky moment i vështirë”, e mbylli Myler.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"