Myler bëhet gati për Realin: Dueli me madrilenët, ndeshje e kalibrit botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 9:27

Myler bëhet gati për Realin: Dueli me madrilenët, ndeshje e kalibrit botëror

Tomas Myler ka gjetur rastin e duhur për të ndarë gëzimin e kualifikimin në Ligën e Kampionëve me tifozët, aty ku Real Madrid do t’i presë në fazën gjysmëfinale.

sadsasdaAS

“Plakushi” bavarez ka folur me superlativa edhe për futbollistët gjermanë, marrë si pikë reference Antonio Rydiger dhe Joshua Kimish:

“Lojtarët gjermanë shkruan historinë mbrëmjen e së mërkurës. Rydiger me penalltinë kundër Sitit dhe Kimish ndaj Arsenalit. Mendoja se dueli Bajern-Real Madrid do të jetë një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit botëror. Jam tepër i emocionuar dhe mezi po pres të luajmë përballë tifozërisë sonë në kompeticionin më elitar në rang klubesh”, tha Myler në rrjetin social “Instagram”.

Protagonisti në fjalë ka luajtur një sërë takimesh kundër “galaktikëve”, ka pjesa më të madhe e tyre kanë përfunduar me disfata për bavarezët. Gjithsesi, mbetet ende e paqartë nëse trajneri Tomas Tuhel do t’i rezervojë minutave në gjysmëfinale, pasi kundër Arsenalit futbollisti me numër “25” në gjirin e rekordmenëve gjermanë nuk zbriti në fushë për asnjë minutë të vetme.

Myler ka mbetur në kuotën e 149 prezencave në Ligën e Kampionëve, dhe kërkon të arrijë rivalin më të afërt, Ksavi Hernandez (151). Në teori ekziston mundësia që të përsëritet “Wembley 2.0”, pra finalja e vitit 2013 në Champions, Bajern-Dortmund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"