Muskujt e kristaltë të Viniciusit, sulmuesi dëmtohet sërish me Brazilin. Kthehet në 2024-ën te Real Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2023 | 17:22

Muskujt e kristaltë të Viniciusit, sulmuesi dëmtohet sërish me Brazilin. Kthehet në 2024-ën te Real Madrid

Vinicius Zhunior ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes së Brazilit kundër Kolumbisë, duke shkaktuar shqetësime për trajnerin e Realit, Karlo Ançeloti. Sulmuesi 23-vjeçar u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës. Kur Vinicius u zëvendësua, Brazili kryesonte 1-0 falë një kombinimi të shkëlqyer mes lojtarit madrilen dhe Gabriel Martinelit.

VINI

Vini u zëvendësua pas vetëm 27 minutash lojë dhe po mbante kofshën e majtë me dorë ndërsa largohej nga fusha. Shqetësimi i madh për Realin do të jetë natyra e lëndimit të tij. Dëmtimi i Viniciusit nuk ka ende një diagnozë, por është i njëjtë me dëmtimin e fundit që sulmuesi pësoi, i cili e mbajti larg fushës për një muaj. Ai ishte duke vrapuar shumë larg lojës kur papritmas u rrëzua në zonë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.

Lajmet për çështjet e dëmtimit të sulmuesit do të jenë një tjetër dhimbje koke për trajnerin e Realit. Ançeloti ka parë tre lëndime kyçe gjatë pushimit ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave ishte Xhud Bellingam, i cili u tërhoq nga grumbullimi me Anglinë pas një lëndimi në shpatull. Ndërsa pasditen e së enjtes, Eduardo Kamavinga, u detyrua të largohej nga skuadra franceze, pasi u përplas me Osman Dembele gjatë një seance stërvitore. Mesfushori i “gjelave” ka pësuar një lëndim në gju dhe mund të mungojë deri në tetë javë.

Vinicius u diagnostikua me një këputje të bicepsit femoral të këmbës së majtë me një tendin distal të prekur , njoftoi Real Madrid pas ekzaminimeve fillestare pas rikthimit të brazilianit në klub.  Madrilenët duhet të bëjnë për më shumë se dy muaj pa Vinicius, i cili pritet të kthehet në 2024-ën në fushën e blertë.

Vinicius ka shënuar gjashtë gola me katër asistime për Realin në të gjitha garat këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"