Murinjo i pakënaqur pas disfatës në Europë: Nuk e meritonim të humbnim, e pësuam se deshëm të fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2022 | 21:48

Murinjo i pakënaqur pas disfatës në Europë: Nuk e meritonim të humbnim, e pësuam se deshëm të fitonim

Zhoze Murinjos nuk i ka pëlqyer fakti se si skuadra e tij është mundur në ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Europës, për më tepër përballë një skuadre më të lehtë në letër si Ludogorets. Megjithatë, tekniku këtë herë ka kursyer kritikat ndaj ekipit të tij, duke e cilësuar më shumë mungesë fati disfatën në Bullgari.

murinjo

“Nuk dua të them që kemi bërë një ndeshje fantastike, pasi nuk është e vërtetë, por m’u duk mëse e mjaftueshme për të fituar apo të paktën për të mos humbur. Para golit të tyre ishim ne që kishim mundësitë më të mira, pastaj u deshën 5-6 minuta për të rifilluar. Por patëm një reagim të madh dhe kemi gjetur barazimin. Por në fund ata shënuan përsëri, duket se në dy ndeshjet e fundit gjithçka shkon kundër nesh. Për fat nuk është ndeshje me eliminim direkt, ka edhe 6 ndeshje të tjera. Qartësisht të fitosh të parën është më mirë dhe kur e humb ke ndonjë presion më shumë. Por duhet të shohim para dhe të bëjmë tre pikë ndaj Helsinkit në shtëpi.

Nuk më pëlqen të flas për repartin e mbrojtjes, unë mendoj se mbron skuadra dhe nuk janë vetëm 3-4 lojtarë. Të them të drejtën, goli i dytë i tyre ishte ndoshta rrjedhojë e emotivitetit, e një skuadre që barazon dhe nuk mendon se barazimi është rezultati që dëshiron, një skuadër e cila dëshiron të rrezikojë përsëri. Është një gol jashtë kontekstit, por e kthen barazimin në një humbje”, tha Murinjo për golin e pësuar në minutën e 88 nga Ludogorets dhe që i solli humbjen 2-1 skuadrës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"