Murataj: Me Teutën është ndeshja e jetës, ja kujt i’a dedikoj golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 19:53

Murataj: Me Teutën është ndeshja e jetës, ja kujt i’a dedikoj golin

Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Kastriotit teksa është ngjitur në vendin e parë. Pas ndeshjes ka folur mesfushori i të kuqve, Valentino Murataj. Ai gjithashtu shënoi edhe një gol ndaj krutanëve.cbb

“Jemi shumë të kënaqur pasi jemi në një fazë kampionati ku gabimet nuk lejohen. E konsideruam Kastriotin si një ekip të fortë. Golin tim ia dedikoj të gjithë djemve që kanë hedhur djersë për këtë ekip. E kemi pasur dhe më parë vendin e parë dhe tashmë kemi edhe një ndeshje. Ndeshjen me Teutën duhet ta konsiderojmë si ndeshja e jetës. Nuk patëm ndonjë gëzim shumë të madh, kemi edhe një ndeshje dhe nëse e fitojmë do të fillojmë festën. Tifozeria e Partizanit janë më të mirët në Shqipëri dhe besoj se do ta mbushin stadiumin që të festojmë titullin së bashku”, u shpreh ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"