Mungojnë financat, administratori i skuadrës së Kategorisë së Dytë: Rrezikojmë ekzistencën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2022 | 13:29

Mungojnë financat, administratori i skuadrës së Kategorisë së Dytë: Rrezikojmë ekzistencën!

Shkumbini do të luajë këtë të diel në Peqin kundër Labërisë, por në kampin peqinas situata nuk është aspak e mirë. Në klub ka të tjera halle dhe gjithçka lidhet me vështirësitë e mëdha financiare.

Shkumbini

Administratori i peqinasve, Florenc Hasbajrami, në një bisedë për “Panorama Sport”, tregon një sërë problematikash që ka Shkumbini aktualisht, duke vendosur në pikëpyetje të mëdha vazhdimësinë.

“Së pari, kemi një ekip që prej kohësh nuk stërviten bashkë, kjo për shkak të pamundësisë për të garantuar transportin e lojtarëve, që vijnë nga Elbasani dhe të huajve që po ashtu jetojnë në këtë qytet.

Kjo ka vështirësuar së tepërmi grumbullimin e ekipit. Po ashtu klubi e ka të pamundur të paguajë rregullisht këta djem, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për kontributin që japin përtej mospagesës së tyre.

Por, problemi nuk qëndron vetëm te lojtarët, pasi edhe punëtorët e mirëmbajtjes se terreneve sportive kanë 4-5 muaj pa u paguar dhe më herët ka pasur edhe një bojkot të tyre sa i përket mbarëvajtjes së punës.

Kjo problematikë vazhdon të jetë shumë e mprehtë dhe situata mbetet shumë delikate për vazhdimësinë e sezonit. Iu bëj thirrje të gjithëve në Peqin që të bëhemi bashkë për të shpëtuar Shkumbinin”, ka thënë Hasbajrami, duke vendosur alarmin për të ardhmen e skuadrës.

LULZIM RESULI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"