Mungesë e madhe për Mehmetin, mbrojtësi i Dinamos humb ndeshjet e dhjetorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 12:18

Mungesë e madhe për Mehmetin, mbrojtësi i Dinamos humb ndeshjet e dhjetorit

Sapo rikthehet ndonjë lojtar nga dëmtimi apo skualifikimi dhe duket se grupi do të jetë i plotë për ndeshjen e radhës, Dinamo humb një tjetër.

ggfh

Asnjëherë gjatë këtij sezoni, si në kohën e Di Biaxhos, ashtu edhe tani me Dritan Mehmetin trajner, blutë nuk i kanë pasur në dispozicion të gjithë futbollistët. “Panorama Sport” mëson se Alesio Mija është mungesa e radhës për kryeqytetasit. Mbrojtësi që në derbin me Partizanin ishte titullar si mesfushor qendre, ka pësuar një dëmtim në gju dhe sipas stafit mjekësor të Dinamos, duhet të bëjë terapi për tri javë që të rikuperohet. Lojtari ndjeu shqetësim në gju pas një përplasjeje me Maget gjatë ndeshjes së fundit, por e konsideroi diçka kalimtare.

Rezonanca e bërë ditët e fundit ka treguar se Mija ka dëmtuar ligamentin e gjurit dhe duhet të qëndrojë jashtë për ndeshjet e muajit dhjetor. Ai ka nisur tashmë terapinë dhe shpreson që të kthehet në fushë më parë se koha që ka përcaktuar stafi mjekësor, edhe pse nuk ka arsye të nxitohet. Sa u takon dëmtimeve, jashtë grupit do të jetë për disa muaj Redon Danaj, i cili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe ka nisur fazën e rehabilitimit. Ndërsa Erisildo Smaçi dhe Patrik Bardhi në anën tjetër, janë rikuperuar plotësisht.

F.RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"