Postuar: Maj 10, 2023 | 10:18
Mungesat e vetme ndaj Vllaznisë janë tifozët, ja formacioni i mundshëm i Egnatias
Përballja e sotme, e cila do të nisë në orën 14:00 në stadiumin e Egnatias, do të luhet pa tifozë, pas dënimit që Komisioni i Disiplinës i ka dhënë klubit rrogozhinas.
Kjo është një pengesë për vendësit, por lajmi i mirë është se përreth stadiumit ka disa ndërtesa të larta dhe pemë, që janë shfrytëzuar në të shkuarën nga tifozët për të mbështetur skuadrën.
E njëjta gjë me shumë mundësi do të ndodhë edhe sot. Përsa i përket skuadrës, trajneri Tetova konfirmoi që grupi është i plotë dhe nuk do të ketë mungesa.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"