Mungesa me peshë në ofensivë, Partizani gati për sfidën me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 8:58

Mungesa me peshë në ofensivë, Partizani gati për sfidën me Skënderbeun

Partizani ka kryer dje stërvitjen e fundit në Tiranë në funksion të ndeshjes së të dielës ndaj Skënderbeut.

PARTIZANI

Në radhët e ekipit kanë qenë të gjithë lojtarët, përfshirë edhe Xhuliano Skukën, i cili ka nisur programin e riaftësimit, pas dy ditëve pushim. Me skuadrën ka nisur të stërvitet edhe Albers Keko, i cili mungon prej më shumë se një muaji, teksa Bintsuka duket shumë pranë rikthimit në fushë.

Në ndeshjen e së dielës mungon edhe Tedi Cara, i pezulluar me kartonë, pas ndëshkimit me të verdhë në derbin ndaj Tiranës. E gjithë pjesa tjetër janë të gatshëm, bashkë me Sembene, i cili nuk luajti ndaj Kukësit për shkak të një problemi muskulor. Mëngjesin e sotëm Partizani zbarkon në qytetin e Pogradecit, ku edhe do të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së të dielës. Stafi teknik ka kërkuar që stërvitja e fundit të zhvillohet në fushë me bar natyral dhe stadiumi i Pogradecit është ideal për ta bërë këtë.

Në “Arenën e Demave” fusha është me bar artificial. Sa i përket formacionit, Shehi më së shumti mungesa ka në sulm, ku gjithsesi zgjidhjet nuk mungojnë. Mba pritet të shoqërohet në këtë repart nga Taipi dhe Mensah, teksa një opsion është dhe sulmuesi i ekipit të të rinjve, Luis Birçaj.

GDF

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"