“Mungesa e Zekës dhe Kahrimanoviçit ndikoi në ndeshjen me Laçin”, Peposhi: Duhet reagim, ia dalim me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 15:39

“Mungesa e Zekës dhe Kahrimanoviçit ndikoi në ndeshjen me Laçin”, Peposhi: Duhet reagim, ia dalim me Vllazninë

Ekipi i Erzenit la pas javën e nëntë të kampionatit, në një përballje me Laçin në shtëpi, ku u ndanë me nga një pikë secili.

peposhi

Shijakasit janë në kuotën e 12 pikëve tashmë, e bashkë me Teutën e Dinamon, përbëjnë treshen e fundit në renditje. Nesër ata përballen me Vllazninë, teksa kapiteni i skuadrës, Ardit Peposhi, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, analizon faktorët që ndikuan për mosmarrjen e tri pikëve kundër Laçit. Peposhi tregon për fazën në të cilën është futur kampionati, teksa shprehet se skuadra ndien detyrimin për të marrë një rezultat pozitiv në transfertën kundër shkodranëve.

“Ndeshjen me Laçin e kishim përgatitur për të fituar. Përgjatë gjithë lojës, ekipi tregoi dëshirën dhe përqendrimin e duhur për të triumfuar në fund, por që nuk mjaftoi. Mendoj se negativisht ndikuan disa faktorë. Mungesa e dy lojtarëve të rëndësishëm si Zeka e Kahrimanoviç, mungesa e tifozëve, një stadium yni dhe jo vetëm. Gjithsesi, përsëri vazhdojmë të rritemi dita-ditës për t’i paraprirë situatave të tilla. Mendoj se kampionati është futur në një fazë ku çdo detaj bën diferencën, pasi ka ngjeshje midis ekipeve në renditje dhe në pikët e mbledhura. Prandaj bazuar në këto detaje, në ndeshjen me Vllazninë, që sigurisht është e vështirë, të kemi fatin me vete së pari, e së dyti të bëjmë maksimumin që të marrim rezultatin pozitiv, që po e kërkojmë nga ndeshja në ndeshje. Me rikthimin e dy lojtarëve që nuk i kishim në ndeshjen e fundit, mendoj se i kemi të gjitha mundësitë. E ndiejmë si detyrim sakrificën, sidomos drejtuar tifozëve”, u shpreh Peposhi.

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"