“Mundim Delvinën, pres fitore nga Maliqi”, Nikaj “skanon” transfertën e radhës dhe ndeshjen e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2023 | 20:28

“Mundim Delvinën, pres fitore nga Maliqi”, Nikaj “skanon” transfertën e radhës dhe ndeshjen e Elbasanit

Pogradeci fiton edhe një ditë kohë për Delvinën. Ishte projektuar që të luhej të shtunën në Sarandë, por planet kanë ndryshuar. Përfundimisht është vendosur që të zhvillohet të dielën në stadiumin “Gjirokastra”.

nikaj

Liqenorët do të zhvillojnë edhe sot një stërvitje të fundit dhe menjëherë pas seancës do të nisen drejt qytetit të gurtë. Samuel Nikaj e vlerëson në maksimum këtë përballje, nga e cila pret vetëm pikët e plota. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, trajneri flet edhe për ndeshjen e rivalit direkt. “Ndeshja me Delvinën është një ndër 8 finalet e mbetura.

Vlerësimi për kundërshtarin është maksimal, siç ka qenë gjatë gjithë sezonit. Fazën e parë e mundëm 5-1 Delvinën, por u nervozova se pësuam. Kështu veproj gjithnjë. Jam i mendimit që më mirë një fitore 1-0 sesa 2-1. Këto lloj rezultatesh gjithmonë bëhen të vështira për t’u administruar. Delvinjotët kanë një skuadër të ndërtuar mirë, luftojnë dhe vrapojnë. Mungesat sigurisht ndikojnë, por ne i kemi marrë masat për kartonë, dëmtime apo dënime.

A do të ndalet Elbasani nga Maliqi? Sikur 10 ndeshje të luhen mes këtyre dy skuadrave, nëntë i fiton Elbasani. Të dielën shpresoj që të jetë ajo dita që ia del Maliqi”, përfundoi shkodrani i stolit të liqenorëve.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"