Mundën Bylisin kryesues, trajneri i Shkumbinit: Ishim perfektë, fitore morali
Kthehet Shkumbini dhe bindshëm madje. Pas luhatjeve të shumta në javët e fundit, peqinasit kanë tronditur kryesuesit. Skuadra që nuk kishte asnjë humbje dhe vetëm 1 gol të pësuar në 9 javë, dje e gjeti veten në disavantazh të dy golave.
Lorenc Pashja ka të drejtë që të krenohet me këtë grup, ndonëse e pranon që vuajtën jo pak përballë ballshiotëve. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes për gazetën, trajneri tha:
“Ishim perfektë thuajse në çdo drejtim. Kemi zhvilluar ndeshjen tonë më të mirë përballë një kundërshtari si Bylisi, që kryeson kampionatin. Fitorja erdhi për meritë të grintës dhe dëshirës që shfaqi skuadra jonë në fushë, duke zbatuar me përpikmëri detyrat e dhëna. Bylisi na vuri shumë në vështirësi, ndeshja është zhvilluar mjaft korrekte dhe me një ‘Fair Play’ nga të dyja skuadrat.
Jemi me besim të plotë që kjo fitore do të na shërbejë në aspektin e moralit për ndeshjet e ardhshme”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"