Mund të përsëritet historia e Nejmarit, presidenti i PSG-së ka gati ofertën e “çmendur” për talentin e Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 12:35

Mund të përsëritet historia e Nejmarit, presidenti i PSG-së ka gati ofertën e “çmendur” për talentin e Barçës

PSG-ja nuk do të ketë shërbimet e Kilian Mbapes sezonin e ardhshëm kështu që ka filluar të mendojë për zevendësuesin e tij.

Who is Lamine Yamal? Contract, playing style, La Liga records broken by Barcelona and Spain sensation | Sporting News India

“Marca” raporton se parizienët kanë piketuar talentin e Barcelonës, Lamine Jamal.

Ata janë të gatshëm të shpenzojnë 200 milionë për 16 vjeçarin. Nëse kjo gjë do të ndodhte, atëherë do të bëhej transferimi i dytë më i rëndësishëm në historinë e futbollit, pas atij të Nejmar, i cili bëri të njëjtin rrugëtim në vitin 2017 për 222 milionë euro.

Agjenti i njohur Horge Mendes pati një takim me presidentin Joan Laporta, duke i shfaqur talentin, por përgjigja e tij ishte e menjëhershme: Jo!

Tashmë pritet të shohim se çfarë mund të ndodh në merkaton e verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"