Postuar: Janar 21, 2016 | 17:22
Mumajesi, një talent i akademisë për skuadrën e parë
Tirana ka afruar në skuadër një tjetër lojtar. Por këtë herë nga brenda “familjes”. Bëher fjalë për Anxhelo Mumajesin, talentin e akademisë së bardhebluve.
18-vjeçari është përzgjedhur për t’iu bashkuar skuadrës së parë të kryeqytetasve.
18-vjeçari luan si mesfushor i avancuar dhe ka të dhëna shumë të mira teknike dhe cilësitë e duhura për tu bërë një futbollist i vlefshëm për bardheblutë.
Mumajesi ka marre pëlqimin e trajnerit Ilir Daja qe e ka ndjekur nga afër futbollistin e talentuar dhe i ka dhënë hapësira në disa ndeshje miqësore. Ai ka nisur stërvitjen me skuadrën dhe përgjate pjesës së dytë të sezonit do të jetë një mundësi më tepër në organikën bardheblu.













