“Mu ndal fryma për një moment”, gazetarja kosovare tregon se si u sulmua nga tifozët në finalen e Superkupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2023 | 23:49

“Mu ndal fryma për një moment”, gazetarja kosovare tregon se si u sulmua nga tifozët në finalen e Superkupës

Gazetarja kosovare, Ulpiana Emra, u sulmua në palestrën “13 qershori” në Suharekë ku edhe u luajt finalja e Superkupës së baskebollit në mes të Trepçës dhe Pejës. Në një prononcim të dhënë së fundmi, Ulpiana tregon se është goditur me shishe në shpinë nga ana e tifozëve. 

ulpjana

”Momentalisht kam pak dhimbje, kam pasur dhimbje që nga ai moment, e cila ma ka ndalur frymëmarrjen”, tha Emra. 

Ajo tha se gjendja e saj është sabilizuar dhe se po ndjehet më mirë. Ndeshja Trepça-Peja, u deshtë të ndërpritej për ca momente për shkak të hedhjes së sendeve nga tifozët. 

KOSOVARJAAA

Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Pejën në finale. Mitrovicasit triumfuan me rezultat të ngushtë 78-76, ndaj pejanëve. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"