Moxhi analizon finalen: Janë dy skuadrat më në formë, Milani bëri një budallallëk me largimin e Maldinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 9:39

Moxhi analizon finalen: Janë dy skuadrat më në formë, Milani bëri një budallallëk me largimin e Maldinit

Finalja e Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Interit do të luhet nesër duke nisur nga ora 21:00, ndërkohë që në prag të këtij takimi ka folur edhe Luçiano Moxhi. Ish-drejtori i Juventusit shprehet se dy skuadrat janë shumë në formë dhe pritet një ndeshje e vështirë.

Moxhi

Ai u ndal edhe te largimi i Maldini nga Milani, duke shprehur pakënaqësi për drejtuesit kuqezi. Moxhi shton se Maldini së bashku me Masaran ishin dy persona që arritën të sillnin shumë për kuqezinjtë dhe largimi i tyre ishte i padrejtë.

“Finalja? Nëse i marrim një për një, Siti është superior. Por, në përgjithësi janë dy skuadra shumë në formë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë që edhe Interi mund të shënojë.

Maldini? Realisht nuk e kuptova. Ata fituan titullin, shkuan deri në gjysmëfinalen e Championsit. Monkada është i mirë për të gjetur lojtarë dhe Pioli një trajner i mirë, por karizma e Maldinit dhe kualiteti i Masarës kur bëhen bashkë, është diçka tjetër. Më duket sikur pronarët e rinj kanë bërë një budallallëk”, u shpreh Moxhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"