Moviola Partizani-Egnatia/ Penallti me VAR, Hamiti fal Xhemajlin
Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Egnatias, e gjykuar nga Eldorjan Hamiti, kishte dy raste për t’u shënuar.
43’ Moment i dyshimtë në zonën e Partizanit, me rrogozhinasit, që kërkojnë penallti. Bytyçi i bën një kapje në sup Fangajt, përpara se të dy të rrëzohen në tokë. Hamiti nuk e akordon direkt, por më pas thërritet nga Yzeiraj në VAR për verifikim dhe lezhjani pasi sheh momentin, nuk heziton të akordojë 11- metërsh. Pamjet tregojnë për penallti “neto”, të cilën Hamiti duhej ta kishte dalluar direkt.
90+3’ Mbrojtësi i Egnatias, Arbenit Xhemajli, bëri një faull taktik ndaj sulmuesit të Partizanit, Mba, duke i penguar një aksion premtues. Një rast tipik për karton të verdhë, por çuditërisht arbitri Hamiti fali lojtarin kosovar. Nëse do të ndëshkohej, Xhemajli dilte direkt me të kuq, pasi kishte marrë një të verdhë në minutën e 84-t. Vendim i gabuar i Hamitit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"