Moviola e Vllaznia-Erzeni/ Penalltia e saktë, por u fal Peposhi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2023 | 14:54

Moviola e Vllaznia-Erzeni/ Penalltia e saktë, por u fal Peposhi (VIDEO)

Vllaznia-Erzeni u gjykua nga Dorian Maleta, ndërsa në VAR ishin Florian Lata dhe Orlando Kuka. “Panorama Sport” ju sjell dy rastet për moviolë, ku në një prej tyre, arbitri mund të kishte vendosur ndryshe.

HGJH

27’ Maliqi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Malës në një top të diskutueshëm në hyrje të zonës. Arbitri Maletaj akordon direkt penallti për Vllazninë. Vendim i drejtë i kryesorit, pasi Maliqi është një kohë me vonesë dhe prek këmbën e Malës, duke shkaktuar faull. (VIDEO)

56’ Peposhi shkakton një faull të ndëshkueshëm ndaj Malës në krahun e djathtë të sulmit shkodran. Arbitri Maletaj nuk i jep të verdhë kapitenit të Erzenit, teksa më parë e kishte marrë një të tillë dhe do të dilte nga fusha me të kuq nëse ndëshkohej sërish(VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"