Moviola e Vllaznia-Egnatia/ Vendime të sakta nga Xhaja dhe ndihmësit e tij (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 9:45

Moviola e Vllaznia-Egnatia/ Vendime të sakta nga Xhaja dhe ndihmësit e tij (VIDEO)

Gjyqtari Juxhin Xhaja dhe asistentët e tij, Avdo dhe Zalla, kanë qenë korrektë në vendimet e tyre për këtë ndeshje. Rasti më i diskutueshëm ishte goli i barazimit nga Egnatia, ku Xhaja mori vendimin e drejtë, të konfirmuar më pas dhe nga VAR-i.

dhh

18’ – Gruda kërkon të hyjë në zonë dhe përplaset me Ramën, por loja vazhdon nga Xhaja. Kontakti është shumë i lehtë.

63’ – Smajli tërheq lehtë nga fanella Fangajn në zonë, Xhaja vazhdon lojën. Tërheqja është shumë e lehtë.

77’ – Xhemajli ndërhyn ashpër ndaj Çobës dhe stoli i Vllaznisë reagon ashpër, duke kërkuar karton të kuq për lojtarin e Egnatias. Xhaja akordon të verdhë për mbrojtësin, karton të kuq për Shtubinën për protesta, të verdhë për Lekiqin dhe për Aleksin. (VIDEO) (VIDEO)

93’ – Aleksi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për një faull nga pas. Vendim i drejtë i Xhajës. (VIDEO)

103’ – Egnatia barazon me Montengeron, që nga afër e çon topin në rrjetë me kokë. Shkodranët pretendojnë pozicion jashtë loje, por sulmuesin e mban në lojë Pusi në momentin e pasimit të Dylis. Vendim i drejtë, i konfirmuar dhe nga VAR-i.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"