Moviola e Tirana-Teuta/ Dy penallti në një aksion, VAR i dyshimtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 10:40

Moviola e Tirana-Teuta/ Dy penallti në një aksion, VAR i dyshimtë (VIDEO)

Në ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës, dy kanë qenë rastet për moviolë. Në rastin e parë gjyqtari Olsid Ferataj nuk ka faj, sepse është një dyshim për pozicion jashtë loje dhe i takonte anësorit dhe VAR-it. Në rastin e dytë, pamjet nuk lejojnë që të ketë një vendim të saktë nëse penalltitë janë apo jo.

bandicam 2023-04-26 19-27-37-678

MINUTA e 43-të: Behiratçe jep një asist nga 40 metra për Hasanin, i cili në pozicion të rregullt, nga mesi i fushës galopon dhe mes Qirkos dhe tre mbrojtësve arrin të shënojë golin e avantazhit.

Pas tre minutave, nga VAR-i konfirmohet goli i Tiranës. Pamjet filmike nuk japin këndin më të mirë për të vendosur nëse është pozicion i rregullt apo jo.

bandicam 2023-04-26 18-47-14-527

MINUTA e 68-të: Gruda pengohet në zonë nga Hasani dhe pretendon për penallti, me gjyqtarin që e lë lojën të vazhdojë. Më pas kundërsulm i Lushkjës, i cili pengohet brenda zonës nga Gjinollari, që gjithashtu kërkon penallti.

Nuk ka asgjë sipas arbitrit dhe VAR-it. Në fakt, pamjet nuk janë nga më të mirat që të merret një vendim përfundimtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"