Moviola e Tirana-Kukësi/ Goli i Kainës i rregullt, Barjamaj fal të kuqin e Najdovskit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 13:27

Moviola e Tirana-Kukësi/ Goli i Kainës i rregullt, Barjamaj fal të kuqin e Najdovskit (VIDEO)

Tri janë rastet për t’u diskutuar në sfidën e djeshme për moviolë.

tirana

Kartoni i kuq i Dukës, një karton i kuq i pamarrë nga Najdovski, goli dhe kartela e kuqe e Dukës. Në dy raste, vendimet e gjyqtarëve kanë qenë të rregullta. Në gjykim ishin Barjamaj, Qose e Spahiu, ndërsa në VAR e AVAR, Yzeiraj e Bregasi.

MINUTA E 62-të: Kukësi mbetet me 10 lojtarë, pasi Duka ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe del nga loja, pas një ndërhyrjeje ndaj Përgjonit. Në minutën e 51-të, gjyqtari e kishte falur mbrojtësin. Vendim i drejtë i Barjamajt. (VIDEO)

MINUTA E 74-t: Najdovski kap për mesi Rashitin, i cili niset drejt portës. Barjamaj vërshëllen faull, por nuk jep të verdhë. Do të ishte i dyti për Najdovskin. Gabon Barjamaj, pasi nuk mban standardin e Dukës.

MINUTA E 90-të: Patrik godet, ndërsa Kaina gjendet në shtyllën e dytë teksa kthen drejt rrjetës një gjuajtje që po shkonte jashtë. Momoh mban në lojë brazilianin e Tiranës dhe goli është i rregullt. Vendimi për të dhënë gol të rregullt, i drejtë nga ana e anësorit. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"