Moviola e Tirana-Kukësi/ Gabon Ferataj, u mohon një penallti verilindorëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 12:10

Moviola e Tirana-Kukësi/ Gabon Ferataj, u mohon një penallti verilindorëve (VIDEO)

Tirana-Kukësi u gjykua nga arbitri patosarak, Olsid Ferataj, ndërsa në sistemin VAR ishin Emanuela Rusta dhe Silvio Dyrmishi nga Elbasani. Ishin tri raste për moviolë, nga ku Ferataj gaboi në interpretimin që i bëri njërit prej tyre, duke iu mohuar penallti kuksianëve.

gdsfhgh

36’ Tirana kërkon penallti për një prekje të topit me dorë të mbrojtësit të Kukësit, Franko Lamçe, pas një gjuajtje të Jonuzit. Arbitri Ferataj vazhdon lojën, duke marrë një vendim të drejtë.

45+3’ Kukësi kërkon penallti për një prekje të topit me dorë në zonën e Tiranës nga Hoxhallari. Për gjyqtarin Ferataj nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh. Më pas kryesori kërkon edhe verifikimin nga VAR-i, që konfirmon Feratajn. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)

69’ Deliu ndërhyn për të hequr një top që ishte pranë Salamit, i cili kërkonte të driblonte në zonë. Mesfushori i Tiranës, së bashku me topin, godet edhe këmbën e nigerianit, duke bërë një ndërhyrje të parregullt në dinamikën që ishte aksioni. Në këtë moment, Ferataj ishte pranë aksionit, por bën me shenjë që loja të vazhdojë. Pas një minute, ndërhyn sistemi VAR. Ferataj shkon të shohë rastin dhe pas konsultimeve vendos për të vijuar lojën, edhe pse dukshëm veprimet e tij treguan se ishte i pavendosur dhe fillimisht u mendua se do të akordonte 11-metërsh për Kukësin. Vendim i gabuar i Feratajt, sepse është penallti “sade” dhe ndërhyrje e parregullt nga Deliu në zonë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"