Moviola e Tirana-Erzeni/ Një rast i dyshimtë në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 15:24

Moviola e Tirana-Erzeni/ Një rast i dyshimtë në pjesën e dytë

Tirana dhe Erzeni e mbyllën ndeshjen në barazim, por në takim ka tre raste për moviolë. Treshja në fushë ishte Emanuela Rusta, Emigers Gaxhi dhe Ilir Cani. Në VAR, Ferataj dhe Qose. Gjithsesi, mund të themi se gjykimi në përgjithësi ka qenë i mirë, paçka protestave të bardhebluve.

tirana erzeni

MINUTA E 47-të: Përgjoni merr një top dhe tenton të futet në zonë. Migone i bllokon rrugën, ndërsa lojtari rrëzohet. Rusta vazhdon lojën ndërsa VAR-i nuk ndërhyn. Nga pamjet mund të kemi një penallti, pasi lojtari i Erzenit i ka bllokuar rrugën Përgjonit.

MINUTA e 49-të: Këtë herë është Erjon Hoxhallari, i cili pengohet në zonë nga Kadriu. Tirana kërkon penallti, por gjyqtarja vazhdon lojën. Vendim i drejtë i gjyqtarëve. Nuk ka ekstremitet e një penalltie.

MINUTA e 63-të: Duel Lushkja-Peposhi. Lojtari i Tiranës kërkoj një penallti për prekje me dorë të topit. Pamjet tregojnë se vendimi i gjyqtares është i drejtë. Topi kap Peposhin në trup.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"