Moviola e Tirana-Egnatia/ Enea Jorgji si gjerman, nuk gabon në asnjë moment (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 17:45

Moviola e Tirana-Egnatia/ Enea Jorgji si gjerman, nuk gabon në asnjë moment (VIDEO)

Finalja e Kupës së Shqipërisë u gjykua nga një treshe e FIFA-s, me kryesor Enea Jorgjin, si dhe anësorë Ridigert Çokajn dhe Rejdi Avdon. Në fushë nuk pati asnjë gabim nga gjyqtarët, edhe pse pati disa raste të diskutueshme. “Panorama Sport” ju sjell momentet për moviolë.

1231

24′ Karton i kuq për Berishën! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Berisha ndërhyn ndaj Xheksonit dhe për Jorgjin nuk ka dyshime, duke nxjerrë nga loja sulmuesin e bardhebluve. As VAR-i nuk i ndryshon situatën. Vendim i drejtë i gjyqtarit Jorgji. Ndërhyrja është e pakuptimtë.

52′ Zejnullai kthen topin mbrapa dhe Sherri, në mënyrë të pabesueshme, kap topin me duar, duke bërë që Jorgji të sinjalizojë një goditje dënimi indirekte brenda zonës së Egnatias. Vendim i drejtë i Jorgjit, që jep një goditje me dy takime brenda zone që rrallë shihet në fushë.

55′ Pas goditjes së Hilës brenda zonës, topi kthehet nga mbrojtësit, por bardheblutë pretendojnë për penallti pas prekjes së topit me dorë nga Zejnullai. Jorgji pret përgjigjen nga VAR-i e më pas vazhdon lojën. Vendim i drejtë i gjyqtarit. Edhe ata në VAR nuk gabojnë.

78′ Kasa shpërthen në të djathtën, pasimi i tij në qendër gjen Duamenën, i cili rrotullohet dhe mposht Likën me gjuajtjen e tij. Egnatia feston, por më pas VAR-i sinjalizon Jorgjin që Kasa ishte në pozicion jashtë loje. E vendos VAR-i dhe është e kotë të diskutohet.

113′ Penallti për Egnatian. Një ndërhyrje e Hilës kundër Paulauskas në zonë konsiderohet e parregullt nga Jorgji që bën shenjë nga pika e bardhë e 11 metrave. Në fillim pamjet të gënjejnë, por më pas duket qartë që Hila gabon teksa ndërhyn keq dhe ndal lojtarin e Egnatias.

120+2’ Xhekson, Fernando dhe Behiratçe ngatërrohen me njëri-tjetrin. Jorgji vendos t’i ndëshkojë të tre të huajt me karton të verdhë. Për shënuesin e golit dhe kapitenin e skuadrës së Egnatias, i verdhi i dytë dhe i kuq. Vendimi i Jorgjit për të përjashtuar Xheksonin, shumë i drejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"