Moviola e Tirana-Dinamo/ Dyshime te goli i dinamovitëve për një faull, kartoni i kuq vendim i drejtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2023 | 15:42

Moviola e Tirana-Dinamo/ Dyshime te goli i dinamovitëve për një faull, kartoni i kuq vendim i drejtë (VIDEO)

Në sfidën e së shtunës mes Tiranës dhe Dinamos kanë qenë disa raste për Jorgjin dhe dyshen Rexha-Çokaj, ndihmuar nga VAR-i prej Xhajës dhe Maletajt. Goli i Dinamos dhe kartoni i kuq i Gudiabit. Aksioni i golit të Dinamos ka nisur ndoshta nga një faull, ndërsa te kartoni i kuq, gjyqtari është treguar i saktë.

REXY

MINUTA E 16-të: Lojtarët e Dinamos kërkojnë penallti, pasi sipas tyre Përgjoni prek topin me dorë. Gjyqtari vazhdon lojën. Pamjet tregojnë se nuk ka ekstremitet e një 11-metërshi.

MINUTA E 25-të: Lushkja kërkon një 11-metërsh, pasi sipas tij është penguar në zonë nga Behiratçe. Gjyqtari vazhdon lojën, por pamjet tregojnë se mund të ketë një shkelje të mesfushorit të Tiranës. Rast i diskutueshëm, mund të jepej 11-metërsh. (VIDEO)

MINUTA E 51-të: Hasani bllokohet në minutën e 51-të nga Behiratçe gjatë një kundërsulmi, me sulmuesin e Tiranës më pak të avancuar. Gjyqtari as nuk jep faull, por vazhdon lojën dhe në krahun tjetër shënohet gol. Gabim i gjyqtarit. Ishte faull për Tiranën dhe një i verdhë për Behiratçen, si lojtari që ndali një aksion të rrezikshëm të Tiranës. Edhe goli nuk duhet të ishte akorduar. Gabim i kryesorit, anësorit si dhe VAR-it.

MINUTA E 74-t: Gudiabi merr një tjetër karton të verdhë, pasi shkelmon me këmbë Deliun në kokë dhe largohet nga fusha me të kuq. Pamjet filmike tregojnë se vendimi i Jorgjit është i drejtë. Këmba e mesfushori të Dinamos është te koka e mesfushorit të Tiranës. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"