Moviola e Teuta-Erzeni/ Një pretendim për penallti, arbitri Enea Jorgji i saktë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2022 | 9:26

Moviola e Teuta-Erzeni/ Një pretendim për penallti, arbitri Enea Jorgji i saktë (VIDEO)

Teuta-Erzeni iu besua arbitrit ndërkombëtar, Enea Jorgji, ndërsa në VAR ishte gjithashtu një gjyqtar me stemën e FIFA-s si Juxhin Xhaja.

VR 1

Në përgjithësi arbitrat e menaxhuan mirë takimin, në një kohë që edhe rastet e diskutueshme ishin të pakta.

Në minutën e 51-të, kur rezultati ishte 1-0 për Teutën, Ademi i Erzenit kërkon penallti pas rrëzimit në zonë gjatë duelit me Lorenco Vilën. Jorgji vijon lojën, ndërsa edhe VAR-i nuk ndërhyn.

Pamjet filmike tregojnë se sulmuesi i Teutës ka tentuar të ndërhyjë, por ka tërhequr këmbën më pas dhe kësisoj arbitrat kanë marrë një vendim të drejtë që nuk kanë akorduar penallti.

Ndërkohë, në pjesën e parë pati ankesa nga shijakasit për disa faulle, por që nuk bëhej fjalë për raste flagrante.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"