Postuar: Prill 15, 2024 | 14:15
Moviola e Skënderbeu-Teuta/ VAR-i shpëton Hamitin te penalltia (VIDEO)
Në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Teutës e luajtur ditën e shtunë në qytetin juglindor, kryesor i takimit ishte Eldorjan Hamiti, me asistent ndihmës: Çokaj dhe Spahiu, e ndërsa në VAR ishte Cjapi dhe Gjoka.
Momenti i vetëm për moviolë ishte penalltia e akorduar në minutën e 29-ë për Teutën. Një krosim nga këndi i Teutës, me topin që shkon në zonë dhe ndalet në dorën e sulmuesit të Skënderbeut Xhantu.
Hamiti vijon lojën, por nga VAR-i e sinjalizojnë që kemi të bëjmë me një prekje të topit me dorë. Kryesori ndalon lojën, shkon të rishikojë pamjet dhe pa u menduar shumë akordon penallti. Një vendim i saktë, i asistuar nga dhoma e teknologjisë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)