Moviola e Skënderbeu-Partizani/ Përballje plot episode, disa momente të dyshimta (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 19:50

Moviola e Skënderbeu-Partizani/ Përballje plot episode, disa momente të dyshimta (VIDEO)

Ndeshja e djeshme mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë u gjykua nga arbitri i FIFA-s, Florjan Lata. Durrsaku pati të bëjë me një ndeshje plot episode, që u mbyll edhe me dy kartonë të kuq.

WhatsApp Image 2024-02-25 at 17.00.51

36′ Saliu Sembene devijon me dorë një kros të Rashicës në hyrje të zonës. Lata akordon menjëherë penallti, teksa i qëndron vendimit edhe pas konsultës me Rustën në sistemin VAR. Pavarësisht se distanca mes goditjes dhe prekjes me dorë nuk është e madhe, dora e Sembene është në pozicion jo natyral dhe përbën kriteret e duhura për 11- metërsh. (VIDEO)

64′ Sota godet drejt portës dhe Rashica devijon. Partizani pretendon për penallti, por pamjet tregojnë se krahu i majtë i sulmuesit, me të cilin ka prekur topin, ka qenë tërësisht i ngjitur me trupin, megjithëse krijohen iluzione të një prekjeje me dorën e djathtë. (VIDEO)

80′ Rashica hap krahun drejt Sembene, me këtë të fundit që reklamon një goditje me bërryl. Lëvizja e sulmuesit duket e qëllimshme, megjithëse intensiteti nuk është i madh. Moment i ndëshkueshëm me karton minimalisht të verdhë.

84′ Rashica merr një vertikalizim dhe shënon përballë Hoxhës, por anësori ngre lart flamurin. Sulmuesi duket më i avancuar. (VIDEO)

87′ Janaqi kap për fanelle Rrapajn në mesfushë dhe vlonjati reagon dhunshëm, duke hapur krahun. Për gati një minutë fusha shndërrohet në një arenë përleshjesh, teksa në fund Lata ndëshkon me të kuq të dy lojtarët dhe lë skuadrat me nga 10 lojtarë.  (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"