Moviola e Skënderbeu-Dinamo/ Penallti e dyshimtë, por as Jorgji nuk reagoi nga… VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 14:52

Moviola e Skënderbeu-Dinamo/ Penallti e dyshimtë, por as Jorgji nuk reagoi nga… VAR-i (VIDEO)

Në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Dinamos, Andoni u rrëzua në zonë gjatë një ndërhyrje të mbrojtësit Ramos.

bandicam 2024-02-22 09-42-42-007

Gjyqtari kryesor Klodian Shahini vendosi të jepte penallti, çka solli edhe protesta nga vendësit që kërkonin rishikimin me VAR. Në sallën e VAR-it ishte Enea Jorgji që konfirmoi këtë penallti, paçkas që është e dyshimtë, sepse nga pamjet e ofruara, shihet se këmba e Andonit shkel me taka mbrojtësin e bardhekuqve. (VIDEO)

I këtij mendimi është edhe Bujar Pregja. Sipas ish-gjyqtarit, i cili është pjesë e Sektorit të Arbitrimit në FSHF, ekziston mundësia që kjo të interpretohet si një faull i Andonit ndaj Ramos dhe jo e kundërta siç u interpretua nga kryesori. “Unë them që është faull i sulmuesit. Rast i dyshimtë”, tha ai në studion e “MCN”.

71’ Rasti i dytë për moviolë në pjesën e dytë. Korçarët kërkojnë kartonin e dytë të verdhë për Gudiabin, gjyqtari Shahini akordon vetëm faull në favor të vendësve. E dyshimtë sërish si rast, pasi ndërhyrja e mesfushorit të bluve është disi e rrezikshme. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"