Moviola e Partizani-Dinamo/ I kuq dhe penallti e anuluar, Barjamaj dhe VAR-i të saktë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 12:13

Moviola e Partizani-Dinamo/ I kuq dhe penallti e anuluar, Barjamaj dhe VAR-i të saktë (VIDEO)

Ndeshja e së shtunës në “Arenën e Demave” mes Partizanit dhe Dinamos u arbitrua nga Kreshnik Barjamaj. Kjo sfidë i kishte të gjitha: penallti, karton të kuq dhe 11-metërsh të anuluar. Me ndihmën e VAR-it Barjamaj merr vendimet e duhura.

Partizani-Dinamo

40′ Gjyqtari Bajramaj sinjalizon fillimisht penallti për Partizanin, pas ndërhyrjes së gabuar të Behiraçes ndaj Taipit, por pas konsultimit me VAR-in, vendimi kthehet dhe ndërhyrja e Behiraçes konsiderohet e rregullt. Pamjet tregojnë për një moment të dyshimtë, por më së shumti duket sikur Behiratçe shkel topin dhe më Taipi gjen kontaktin me këmbën e mbrojtësit të Dinamos. (VIDEO) 

45+2′ Akordohet 11-metërsh për Dinamon, pas ndërhyrjes së gabuar të Atanaskoskit, që mbërrin pas Zabërgjës dhe ndërhyn në mënyrë të gabuar. Vendim i drejtë i gjyqtarit Barjamaj, që në këtë rast është i saktë që në fushë, pa ndihmën e VAR-it. (VIDEO) 

47′ Gudiabi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë pas përplasjes me Muratajn, edhe kapiteni i Partizani ndëshkohet me karton të verdhë. Pamjet tregojnë për një shtyrje me kokë ndaj kapitenit të Partizanit, që e luan mjaft mirë lojën e provokimit dhe nxjerr jashtë binarëve kundërshtarin.  (VIDEO) 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"