Moviola e Laçi-Egnatia/ Mungon një 11-metërsh për kurbinasit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 10:56

Moviola e Laçi-Egnatia/ Mungon një 11-metërsh për kurbinasit (VIDEO)

Në ndeshjen e parë të turit çerekfinal mes Laçit dhe Egnatias, gjyqtar kryesor ishte Dorian Maletaj, ndërsa në sistemin VAR qëndronin Eldorian Hamiti dhe Marjus Qose. Pati tri momente të dyshimta, për të cilat arbitrat gabuan vetëm në një rast, ku duhej dhënë penallti.

428681933_373969655421001_2544472267799990058_n

39′ Kurbinasit pretendojnë për një prekje të topit me dorë nga Xhemajli në zonë, duke kërkuar penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Maletaj. Dora e Xhemajlit është në pozicion jo natyral, teksa në duel me Paulo Zhunior, topi e prek dhe ndryshon drejtim. Në këtë moment duhej të kishte ndërhyrë VAR-i. Penallti e mohuar për Laçin. (VIDEO)

84′ Spahiu driblon mbrojtësit Dajko dhe Paulo Zhunior, e më pas rrëzohet në zonë, duke kërkuar penallti. Maleta jep vetëm goditje dënimi, pasi faulli kishte nisur jashtë zone. Vendim i drejtë.

90+2′ Sulmuesi lituanez i Egnatias, Lubas, i ndodhur brenda zonës, në përpjekje për të kontrolluar topin, rrëzohet pas ndërhyrjes së mbrojtësit të Laçit, Paulo Zhunior. Arbitri Maletaj akordon penallti për rrogozhinasit, ndërsa edhe VAR-i konfirmon vendimin e tij. Pamjet filmike tregojnë se braziliani i Laçit ka goditur në thembrën e majtë kundërshtarin, duke shkaktuar penallti. Vendim i drejtë. (VIDEO)

PANORAMASORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"