Moviola e Kukësi-Dinamo/ Vetëm një rast i dyshimtë, por arbitrat vepruan drejt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2023 | 16:25

Moviola e Kukësi-Dinamo/ Vetëm një rast i dyshimtë, por arbitrat vepruan drejt (VIDEO)

Ndeshja e djeshme në Kukës u gjykua nga ndërkombëtari Enea Jorgji, ndërsa në sistemin ishin Juxhin Xhaja dhe Alfred Shkreta.

tfi

Duke parë polemikat e ditëve të fundit të klubit kuksian për gjykimin, FSHF e kishte vlerësuar në maksimum këtë takim ndaj Dinamos, duke dërguar arbitrat që mbajnë stemën e FIFA-s. Ndeshja pati vetëm një rast për moviolë, pikërisht një gol të anuluar të Dinamos.

76’ Andoni jep një pasim të bukur për Zabërgjën, i cili shkëputet menjëherë dhe mposht Tafasin me një gjuajtje diagonale. Anësori Rexha ngre flamurin për pozicion jashtë loje dhe festa e bluve ndërpritet. VAR-i dhe pamjet filmike tregojnë se vendimi ka qenë i drejtë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"