Moviola e Kastrioti-Erzeni/ Vetëm një dyshim, por Jorgji veproi drejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2023 | 15:16

Moviola e Kastrioti-Erzeni/ Vetëm një dyshim, por Jorgji veproi drejt

Ndeshjen e djeshme në stadiumin e Kamzës mes Kastriotit dhe Erzenit e gjykoi ndërkombëtari Enea Jorgji, ndërsa në sistemin VAR ishin Kridens Meta dhe Silvio Dyrmishi.

kastrioti erzeni

Loja pati vetëm një rast të diskutueshëm, përtej pretendimeve që mund të kishin skuadrat për disa faulle që mund të shoqëroheshin me dhënien e kartonit të verdhë nga arbitri Jorgji. Ky i fundit veproi drejt edhe për pretendimin që kishte për penallti skuadra krutane në minutën e 55-të. Ky ishte i vetmi rast për moviolë.

55′ Pretendime për prekje me dorë të topit pas një dueli në zonë mes mesfushorit të Kastriotit, Xhuljo Mehmeti dhe atij të Erzenit, Amir Kahrimanoviç. Ky i fundit, pasi e devijon fillimisht topin me kokë, më pas e prek edhe me dorë. Kastrioti kërkon penallti, por Jorgji vijon lojën dhe interpreton si prekje të pavullnetshme të lojtarit shijakas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"