Moviola e Juventus-Sevilja/ Arbitri tërboi bardhezinjtë, iu mohua një penallti e kristaltë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 14:42

Moviola e Juventus-Sevilja/ Arbitri tërboi bardhezinjtë, iu mohua një penallti e kristaltë (VIDEO)

Daniel Zibert ishte i përzgjedhuri për gjysmëfinalen e vajtjes mes Juventusit dhe Seviljes, por me “bilbilin” gjerman që në disa momente të lojës nuk ishte aspak i kthjellët.

123132

Madje, nëse ishte vetë ai që ndezi një sfidë disi të ashpër duke kursyer kartonë në pjesën e parë, me të vetmin Rabio të zverdhur, në të dytën jo vetëm nis të shpërndajë të verdhë, duke parë që të mos i shpëtonte ndeshja nga duart, por në minutën e 86-të tërbon një stadium të tërë.

Pas një topi të ardhur në qendër të zonës, Rabio godet sferën, por njëkohësisht goditet me tapa në këmbë nga Bade.

Takat gjakosin keq mesfushorin francez të Juves, por këto shenja të qarta jo vetëm që nuk tunduan arbitrin Zibert, por as VAR-in që të ndërhyjë, duke qenë se kryesori ishte pranë aksionit dhe ia lanë atij përgjegjësinë. Alegri shpërtheu në ofendime ndaj arbitrit, ashtu sikurse gjithë stadiumi, por asgjë nuk i ndryshoi mendje 39-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"