Moviola e Erzeni-Vllaznia/ Gol i anuluar, VAR-i i vjen në ndihmë Kreshnik Cjapit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 13:28

Moviola e Erzeni-Vllaznia/ Gol i anuluar, VAR-i i vjen në ndihmë Kreshnik Cjapit (VIDEO)

Përballja Erzeni-Vllaznia gjykohej nga Kreshnik Cjapi, me asistentët Nuri Rrapaj dhe Alfred Shkreta. Në VAR ishin Emanuela Rusta dhe Andi Koçi, ndërsa ka pasur dy episode, ku erdhi në ndihmë teknologjia.

99

31’ Shkodranët kërkojnë pozicion jashtë loje të Nonatos në golin e dytë të shënuar. Pas konsultimit me sistemin VAR, shihet se sulmuesi niset nga gjysmëfusha e tij dhe është në pozicion të rregullt, prandaj dhe vendimi ka qenë i drejtë dhe goli i Erzenit ishte i rregullt.

40’ Mala shënon me një goditje në limitet e zonës. Cjapi fillimisht akordon gol, por merr sinjalizimin e VAR-it për të riparë rastin. Gjatë momentit të goditjes, Balaj shfaqet përpara syve të Xhikës duke i zënë pamjen. Portieri nuk ka pamjen e qartë kur Mala goditi topin dhe për këtë, VAR-i e konsideron rastin si pozicion jashtë loje. Nga pamjet duket vendim i drejtë, por që u kontestua nga shkodranët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"