Moviola e Erzeni-Tirana/ Gjyqtari Jorgji nuk gabon, ja rastet më të diskutueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 16:07

Moviola e Erzeni-Tirana/ Gjyqtari Jorgji nuk gabon, ja rastet më të diskutueshme

Ndeshja e djeshme mes Tiranës dhe Erzenit, e luajtur në Elbasan, me bardheblutë udhëtues pati tre raste për moviolë. Në të tre rastet, gjyqtarët e ndeshjes të drejtuar nga Enea Jorgji nuk gabuan në këtë sfidë. Dy penalltitë ishin të sakta, ashtu si edhe goli i anuluar.

erzni tirana

MINUTAT: 17-19-të: Jorgji akordon penallti për bardheblutë, pas një prekje me dorë të topit nga ana e Atandës. Edhe VAR konfirmon situatën dhe është penallti. Vendim i drejtë i Jorgjit. Penalltia ekziston.

MINUTAT 51-53: Hoxhallari shkakton faull ndaj Zekës, Jorgji akordon penallti për shijakasit, faull që konfirmohet edhe nga VAR-i. Vendim i drejtë i Jorgjit.

MINUTA E 63-të: Gol i anuluar te Tirana. Patrik brenda zone gjuan menjëherë dhe shënon gol. Gjyqtari anulon rrjetën, pasi Kristal Abazaj ishte në trajektoren e topit. Vendim i drejtë i gjyqtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"