Moviola e Erzeni-Tirana/ Dyshime te goli i bardhebluve, mungon edhe një karton i kuq (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 19:33

Moviola e Erzeni-Tirana/ Dyshime te goli i bardhebluve, mungon edhe një karton i kuq (VIDEO)

Në ndeshjen mes Erzenit dhe Tiranës kanë qenë disa raste për moviolë. Dy më të rëndësishmit ishin një gol i anuluar nga VAR-i dhe një karton i kuq i padhënë. Gjyqtarë ishin S. Dyrmishi, R. Mersinasi, D. Kasa ndërsa në VAR e AVAR: Cjapi e Yzeiraj.

tirana

Ja rastet e dyshimta për moviolë:

MINUTA 63: Abazaj provon me një gjuajtje në zonë, që bllokohet nga Sadiki. Bardheblutë protestojnë për penallti, por pas konsultimit me VAR, gjyqtari la lojën të vazhdojë. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)

MINUTA 66: Faull i Përgjonit para hyrjes në zonë ndaj Zekës. Gjyqtari jep faull, por nuk ndëshkon lojtarin e Tiranës. Duhej të jepej karton i verdhë nga kryesori. Do të ishte i dyti për Përgjonin.

MINUTAT 71-74: Tirana barazon sfidën me Najdovskin, i cili kërcen mbi të gjithë dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë. Arbitri Dyrmishi pasi komunikon me VAR-in akordon pozicion jashtë loje. Vendimi merret pas tre minutash. Vendim i diskutueshëm, pasi pamjet nuk janë të qarta. (VIDEO)

MINUTA 81: Faull ndaj Patrik në vijë, pretendohet për penallti, pas pengimit nga Kiqina. Gjyqtari jep faull jashtë 11-shes. Vendim i drejtë i kryesorit.

MINUTA 90+3: Patrik provon me një gjuajtje brenda zonës, por Sadiki ndërhyn siç duhet për t’i mohuar golin. Protesta për penallti nga bardheblutë, por loja vazhdon. Pamjet nuk janë të qarta, por nuk ka ekstremet e një penalltie. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"