Moviola e Erzeni-Skënderbeu/ VAR-i ndihmon katër herë Laver Allën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 12:24

Moviola e Erzeni-Skënderbeu/ VAR-i ndihmon katër herë Laver Allën (VIDEO)

Skënderbeu arriti një fitore plot vlera me “tris” ndaj Erzenit në transfertë. Kjo ndeshje, u gjykua nga kryesori Laver Alla.

428407821_788474729987538_8756649348313709929_n

5′ Janaqi futet në zonë, ku gjen përballë Hasanbelliun, i cili nuk prek topin, por këmbët e mesfushorit korçar. Arbitri Alla akordon 11-metërsh dhe i qëndron vendimit edhe pas konsultimit me VAR-in. (VIDEO)

43′ Bekim Maliqi fiton duelin me Prençin dhe për kryesorin Alla ka penallti. Gjyqtari lushnjar shikon dhe pamjet e sistemit VAR dhe konfirmon 11-metërsh për ekipin e Erzenit. (VIDEO)(VIDEO) (VIDEO)

76′ Skënderbeu shënon golin e tretë me Janaqin, por Alla u desh të merrte konfirmimin e sistemit VAR mbi pozicionin e sulmuesit Frenklin. Më pas konfirmon golin.(VIDEO)

85′ Erzeni shënon me Bnou Marzuk, por për anësorin ka pozicion jashtë loje. Edhe në këtë rast u deshën pamjet filmike të VAR-it për të konfirmuar arbitrin anësor, i cili vendosi saktë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"