Moviola e Erzeni-Partizani/ I kuq i drejtë, Dyrmishin e shpëton VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2023 | 8:30

Moviola e Erzeni-Partizani/ I kuq i drejtë, Dyrmishin e shpëton VAR-i (VIDEO)

Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Erzenit u gjykua nga Silvio Dyrmishi i kolegjiumit të Elbasanit. Në tërësi mund të themi se ai nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes, por gabimet në disa faulle elementare e bënë që në çaste të caktuara situata t’i dilte nga kontrolli.

bandicam 2023-10-23 17-52-03-888

Duhet thënë se në momentin e golit të parë të shënuar nga Cara, aksioni ka nisur nga një pretendim për penallti të shijakasve, por pamjet për të verifikuar momentin mungojnë.

I vetmi rast ku pamjet nuk mungojnë, është ai i kartonit të kuq të Kahrimanoviç, që është një vendim i drejtë. Gjithsesi, në këtë vendim u desh asistenca e VAR-it, pasi Dyrmishi i dha karton të verdhë fillimisht kroatit. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"