Moviola e Erzeni-Egnatia/ Dy vendime të drejta, VAR-i shpëton Rustën te Fangaj (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2023 | 20:22

Moviola e Erzeni-Egnatia/ Dy vendime të drejta, VAR-i shpëton Rustën te Fangaj (VIDEO)

Erzeni-Egnatia kishte si gjyqtarë një katërshe nga Elbasani, me Emanula Rustën si kryesore dhe asistentë Myftari dhe Kasa, ndërkohë në VAR ishin Bajramaj dhe Maletaj. Episodi i parë do të vinte për një karton të kuq ndaj mbrojtësit të Egnatias, Fangaj.

WhatsApp Image 2023-11-06 at 19.31.50

84′ Një ndërhyrje e Fangajt ndaj Rojas ishte tepër e rrezikshme. Rusta nuk akordon asgjë, por lajmërohet se duhet të shkojë në VAR të shohë edhe njëherë pamjet. Takat e mbrojtësit tregojnë një lojë të rrezikshme dhe vendimi për kartonin e kuq është i drejtë. (VIDEO) + (VIDEO) + (VIDEO)

90+8′ Duamena udhëheq topin dhe haset brenda në zonë me ndërhyrjen e portierit Hasanbelli, i cili me dorë prek topin dhe e dërgon në këndore. Pretendon penallti Egnatia, por nga pamjet shihet që dora e portierit prek topin dhe vendimi i Rustës është i drejtë. (VIDEO) + (VIDEO)

90+14′ Erzeni pretendon për prekje topi me dorë në zonë në aksionin e fundit, Rusta dëgjon sinjalizimin në kufje nga VAR dhe mbyll ndeshjen. Edhe nëse shkonte të shihte pamjet në VAR, më parë Kiqina shkakton faull pasi ngre takat afër kokës së Ahmetajt(VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"