Moviola e Dinamo-Skënderbeu/ Behiratçe pengoi Rashicën, ka dy pretendime për penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 19:40

Moviola e Dinamo-Skënderbeu/ Behiratçe pengoi Rashicën, ka dy pretendime për penallti

FSHF kishte caktuar në ndeshjen e djeshme si arbitër kryesor Olsion Yzeirajn nga Patosi, ndërsa në sistemin VAR ishin Kreshnik Cjapi nga Fieri dhe Rexhep Muzhaqi nga Elbasani. Dy episode kanë nevojë për interpretim, pasi mund të akordoheshin edhe penallti për Skënderbeun.

kszdjsg

21′ Mbrojtësi i Dinamos, Zhozelin Behiratçe, shtyn me duar gjatë një dueli në zonë Rashicën, pikërisht në momentin që ky i fundit kërkon ta driblojë. Sulmuesi i Skënderbeut, edhe pse në rënie e sipër, godet me të djathtën drejt portës. Arbitri nuk akordon penallti për Skënderbeun, duke vijuar lojën. Mirëpo, duhej të ndërhynte VAR-i, pasi pamjet filmike tregojnë se mund të jepej penallti për korçarët.

88′ Është sërish Behiratçe, që rrëzon në zonë Rashicën, i cili ishte me topin në këmbë dhe me kurriz nga porta. Arbitri e konsideroi duel normal dhe vijoi lojën. Mbrojtësi blu u fut në mënyrë të shkujdesur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"