Motra e Georgina Rodriguez vijon me deklaratat e forta, kërcënon hapur modelen: Do zbuloj informacione private për të!
Georgina Rodriguez duket se nuk ka marrëdhënie të mira me motrën e saj Patricia, e cila ka sulmuar atë në programin Telecinco ‘Socialite’ duke e akuzuar se është gënjeshtare dhe e kërcënon se do të zbulojë disa të pathëna për të.
Patricia pretendon se Georgina nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen e saj ekonomike.
Patricia u shpreh se motra e saj është “një e poshtër dhe një njeri i keq”. Përveç kësaj, ajo ka kërcënuar se do të nxjerrë disa informacione private për të.
“Unë nuk jam një person që i pëlqen konfrontimi apo zemërimi me të. Mendoj se duhet të flasim për atë që ka ndodhur dhe t’i japim fund kësaj situate.” vazhdoi ajo.
E pyetur për informacionet që rrodhën se Patricia i ka kërkuar Georginës shumë para, ajo u shpreh se nuk i ka kërkuar asnjëherë motrës së saj asnjë euro.
“Në asnjë moment nuk i kam kërkuar para Georginës , e vetmja gjë që bëra ishte të kërkoja ndihmë për fëmijët e mi”, tha ajo.
“Nuk dua lekë, i kam dhënë vetëm numrin e telefonit të shkollës që të kontaktojë me ta që të ndihmojë fëmijët e mi duke blerë librat e kursit. Sapo kërkova ndihmë dhe jam ende në pritje”- përfundoi ajo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"