MOTO GP/ Spektakël në Francë, talenti italian ngjitet në podium dhe rihap garën për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2023 | 18:41

MOTO GP/ Spektakël në Francë, talenti italian ngjitet në podium dhe rihap garën për titullin kampion

Moto GP vazhdon të dhurojë spektakël dhe këtë sezon, ku në garën e fundit ai që u ngjit në podium ishte Marko Bezeki.

bezeki zarko horge martin

Talenti italian dhuroi spektakël duke marrë kreun e Çmimit të Madh të Francës, teksa pas tij u renditën Horge Martin në vendin e dytë dhe Johan Zarko në vendin e tretë.

Kryesuesi i kampionatit, Françesko Banjaja doli pa pikë nga kjo garë pas një aksidenti me Maverik Vinjales.

Gjithsesi ai vazhdon të jetë në krye të kampionatit me 94 pikë, ndërsa pas tij është Bezeki me 93 pikë. Podiumin e mbyll Bred Binder me 81 pikë.

6565

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"