Moshë mesatare e balancuar, Erzeni një ekip më i pjekur këtë sezon
Java e nëntë në Kategorinë Superiore pritet të luhet direkt pas ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve, e ku ekipi i Erzenit pret në shtëpi skuadrën e Partizanit. Në tabelën e renditjes ata kanë pikë të barabarta dhe pse kryeqytetasit janë me një ndeshje minus.
Në statistikën e moshës mesatare, evidentohet se skuadra e shijakasve ka një ekip të balancuar me 24.6 vjeç në total. Kujtojmë që ky grup u krijua me vështirësi, por që ka bërë një start pozitiv, e ku si armën e tyre të fortë kanë edhe moshën.
Në përbërje, shohim se është 19-vjeçari Edi Isteri lojtari më i ri në moshë, ndërsa më “i vjetri” portieri Dashamir Xhika, 34 vjeç.
Këto specifika me këtë skuadër të re do të bëjnë të mundur që mos të flitet më për tatëpjeta e malore si vitin e kaluar, ku qëndrimi ishte një nga përgjegjësitë më të mëdha. Ekipi gjithashtu vijon të gëzojë gjendje të mirë fizike e psikologjike, e kjo situatë i çliron lojtarët nga çdo ngarkesë.
ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"