MOSHAT U-17/ Vllaznia shkatërron Partizanin me 5 gola, Apolonia mposht Teutën. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2020 | 14:42

MOSHAT U-17/ Vllaznia shkatërron Partizanin me 5 gola, Apolonia mposht Teutën. Ja rezultatet

Janë luajtur ditën e sotme, 3 ndeshjet e Kategorisë Superiore për 17-vjeçartët, të vlefshme për javën e tetë.

APOLONIA U-17

Në grupin A, Vllaznia ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Partizanin, me të kuqtë që mbeten në vendin e fundit me vetëm 2 pikë, ndërsa shkodranët ngjiten në vendin e 6-të në kuotën e 10 pikëve.

Internacional Tirana triumfoi me rezultatin 3-1 Shkëndijën e Durrësit.

Në grupin B, Apolonia ka triumfuar  me rezultatin 1-0 ndaj Teutës. Fierakët morën një fitore shumë të rëndësishme, që i ngjit në vendin e dytë me 16 pikë.

Grupi A

Partizani-Vllaznia 1-5

Gjeta 73’/ Matija 42’, Dodaj 44’, Cungu 69’, Kodra 70’, Boshti 89’

Internacional Tirana-Shkëndija e Durrësit 3-1

Guci 25’, 60’, Syla 62’/ Mala 41’

GRUPI A

Grupi B

Teuta-Apolonia 0-1

Abazaj 39’

GRUPI B

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"